Spanja ia kalon edhe Kinës. Vendi i dytë në botë me më shumë viktima nga koronavirus 

Mar 25, 2020 | 13:28
SHPËRNDAJE

Shifrat Spanja ja kalon kinesSpanja tani ka numrin e dytë më të lartë në botë të vdekjeve të koronavirusit, pasi 738 viktima të tjera u raportuan të mërkurën,  numri më i lartë i të vdekurve në këtë vend në një ditë, raportoi Associated Press.

Me 3,434 pacientë me koronavirus të vdekur, Spanja tejkaloi numrin e vdekjeve të Kinës prej 3,285. Italia ka ende numrin më të lartë të vdekjeve të çdo kombi në botë me 6,820 viktima të raportuara në buletinin e fundit .

Edhe numri i të infektuarve në Spanjë gjithashtu u rrit me 20% nga një ditë më parë, duke shkuar në totalin e 47,610 njerëz të prekur me Covid-19.

vdekjet spanja

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura