Spaleti: Mjaft më përmendët Murinjon në stadium, me Juven s’luajmë për titull

Dec 4, 2017 | 18:28
SHPËRNDAJE

Luçiano Spaleti ul tensionin dhe mban ekipin e tij me këmbë në tokë. Trajneri i Interit thotë se ndeshja e ardhshme ndaj Juventusit nuk luhet për titullin kampion. “Sigurisht që nuk është duel për titullin kampion. Për ne është një ndeshje shume e vështirë dhe duhet të jemi në një ditë të mirë. Nga dita e nesërme duhet të fillojmë të mendojmë për këtë ndeshje duke bërë gjërat ashtu siç ne dimë t’i bëjmë”, tha fillimisht Spaleti.

spaleti

Më tej, numri një i zikaltërve analizoi fitoren e arritur me Kievon. “Kur ndeshja shkon në këtë mënyrë, me skuadrën që përgjigjet kështu, është një rezultat i mirë për të gjithë. Djemtë e nisën mirë këtë ndeshje dhe e luajtën po shumë mirë. Kjo është rruga e duhur. Sarri? Unë nuk thumboj askënd. Sarrin e respektoj për punën që po bën. Tani jemi ne në vend të parë dhe kjo do të thotë se kemi punuar mirë. Formacioni? Unë thjesht bëj zgjedhje. Ju mediat i transformoni sikur unë dua të ‘djeg’ një lojtar dhe t’i jap shansin një tjetri”, tha Spaleti.

Më tej, gjatë fjalës së tij, ai kërkoi kujdes nga skuadra. “Tri pikë të rëndësishme kundër një ekipi të fortë si Kievo. Ishim të vëmendshëm dhe duhet të jemi në të ardhmen”, shtoi italiani. Tifozët e Interit filluan korin për të, diçka që ka ndodhur vetëm për trajnerë që kanë bërë histori si Murinjo. “Mjaft folët për Murinjon…”, tha ai duke qeshur.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura