SPAK i komunikoi akuzat Arben Ahmetaj për aferën e inceneratorëve, Ilir Meta: Ish-zv.kryeministri ka pasur dijeni se ku shkuan 60 mln eurot!

Mar 26, 2024 | 14:14
SHPËRNDAJE

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar pasi Prokuroria e Posaçme i komunikoi akuzat për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie ish-zv.kryeministrit, Arben Ahmetaj për aferën e inceneratorëve.

Ilir Meta në një konferencë për mediat u shpreh se Ahmetaj ka pasur dijeni se ku shkuan 60 milion eurot, duke shtuar se të gjithë presin veprime për ndalimin e kësaj afere.

“Nuk kam ndjekur lajmet se kam qenë në disa angazhime. Prisja ndonjë zhvillim lidhur me pronarin faktin të inceneratorit të Tiranës që është bërë publike.

Prisnim ndonjë rezultat për 60 milionë euro, që padyshim ka pasur dijeni të plotë sepse ka qenë numri 2 i qeverisë dhe i Financave, se ku kanë shkuar ato 60 mln euro që do të llahtariseshin edhe shqiptarët sipas tij, kur të merrej vesh. Të gjithë presin veprime konkrete që ndalojnë këtë aferë mafioze, që ka sjellë dhe sjell dëme për qytetarët”, u shpreh Meta.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura