Spahia ‘sulmon’ Bushati: Qëndrim cinik për azilantët shqiptar drejt Gjermanisë

Jul 30, 2015 | 23:37
SHPËRNDAJE

Drejtuesi i Departamentit të Emigracionit dhe Diasporës në Partinë Demokratike, Bardh Spahia, kritikoi ministrin e Punëve të Jashtme, Ditmir Bushatin, për qëndrimet e mbajtura ndaj azilantëve shqiptar në Gjermani.

Komenti i Bardh Spahise ne "Facebook"
Komenti i Bardh Spahise ne “Facebook”

Në një koment të publikuar në rrjetin social “Facebook”, Spahia thotë se rritja e fluksit të shqiptarëve që kërkojnë azil në Gjermani vjen si pasojë e keqqeverisjes së majtë.

Sipas tij, “kryediplomati i mashtrimit Ditmir Bushati tha sot se azili i shqiptareve drejt Gjermanise është një shqetësim parësor për qeverinë shqiptare, për strukturat e shtetit shqiptar.”

Spahia e quan këtë një qëndrim tejet cinik dhe të papërgjegjshëm, në një kohë kur shqiptaret po zënë vendin e parë për kërkesat e azilit në Gjermani dhe e shohin këtë rruge të vetmen zgjidhje për t’i shpëtuar krizës së gjithanshme. “Sepse nese kjo qeveri do te ishte e pergjegjshme, e afte dhe e pakorruptuar, sot Shqiperia nuk do ishte nje nder vendet me papunesi te larte, pasiguri per jeten dhe rrezikun per trafikimin e grave dhe femijeve, taksat e paperballueshme, minimumin jetik me te ulet, me fatura te energjise, karburanteve, arsim e shendetesi tejet te shtrenjta. Keto vendime antihumane te qeverise dhe mazhorances se inkriminuar ne drejtimin e dyshes oligarkike Rama-Meta jane shkaqet reale te ketij eksodi masiv dhe qe duhet te ishin i vetmi “shqetësim” parësor i tyre”,-shkruan Spahia.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura