Soza pa ndjenja, e gdhin në spital

Oct 31, 2012 | 12:59
SHPËRNDAJE

Rafael Soza rrezikon jetën në fushën e stërvitjes. Pas një përplasjeje trup më trup me mbrojtësin Glendi Mici, në seancën e djeshme lojtari argjentinas ka rënë në tokë pa ndjenja. Mjeku i klubit, Ardian Lluka, ka ndërhyrë menjëherë dhe më pas e ka shoqëruar drejt spitalit të Vlorës. Duke qenë se Soza shkoi në një gjendje kritike për jetën, pasi nuk komunikonte fare, mjekët ndërhynë për ta sjellë fillimisht në vete dhe më pas kanë vijuar me ekzaminimet e tjera. “U përplasa me Micin dhe pata një tronditje, por pasi mora ndihmën nga mjeku i skuadrës, vijova stërvitjen. Nuk mendova se do kisha probleme, por pas pak minutash kisha pengesa në frymëmarrje dhe m’u morën mendtë, ndaj rashë përtokë. Nga ai moment nuk mbaj mend gjë tjetër”, tha Soza.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura