Sot votohet në Maqedoni, BESA dhe BDI në përballjen e madhe shqiptare

Oct 15, 2017 | 11:57
SHPËRNDAJE

Në Maqedoni votohet sot për të zgjedhurit vendorë. Këto janë të parat zgjedhje nën qeverisjen e re të Zoran Zaevit, ardhur pas një krize të thellë politike, agravuar  dhe pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 11 dhjetorit të kaluar.

zgjedhje-1_9718

Sa i përket faktorit shqiptar, e gjithë vëmendja është përqëndruar në përballjen mes BDI-së dhe BESËS, sidomos në Tetovë e komunën e Cairit në Shkup. Dhe e sotmja është prova finale për të dyja forcat politike, nëse për të parën ka nisur vërtet rënia e për të dytën ngjitja.

Deri më tani BESA ka arritur t’i zërë vendin PDSH-së tradicionale të dikur Arbër Xhaferit e sot Menduh Thaçit, duke u bërë një ndër dy partitë kryesore të faktorit politik shqiptare brenda një kohe shumë të shkurtër. Nga zgjedhjet e përgjithshme ajo doli me 5 deputetë, ndërkohë mori më shumë vota se BDI  në Çair, bastion i partisë së Ali Ahmetit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura