Sot i preferuari i vajzave, nuk do ta besoni si dukej vite më parë këngëtari i njohur shqiptar (FOTO)

Aug 13, 2022 | 11:17
SHPËRNDAJE

Panoramaplus.al/ Sot i preferuari i vajzave, nuk do ta besoni si dukej në fëmijërinë e tij Butrint Imeri.

Këtë kuriozitet e ka shuar vetë këngëtari duke ndarë me ndjekësit disa foto kur ishte shumë i vogël.

Ndonëse tiparet e erëta i ka trashëguar edhe sot, mund të themi se Imeri ka ndryshuar shumë. Butrinti secilën foto të publikuar nga fëmijëria e ka shoqëruar me një pjesë nga hitet e tij.

“Unë coca-cola e ti pepsi,”-shkruan Butrinti krahas një fotoje ku duket me një pije të tillë në dorë.

Duke parë drejt aparatit me një zemër të vizatuar në faqe, këngëtari shkruan: “Kuku zemra jem.”

Kujtojmë që përpos mbështetjes dhe dashurisë, vajzat nuk kursehen edhe të “përkujdesen” për idhullin e tyre kur kanë mundësinë.

Disa ditë më parë u bë viral një moment gjatë koncertit të Butrintit, ku një fanse i fshin djersët këngëtarit. Imeri ndodhej i ulur pranë publikut, moment të cilin fansja e ka shfrytëzuar për ti tharë djersët që e kishin mbuluar.

Më gjeste, këngëtari e falënderoi vajzën.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura