“Sonte nuk dua të jem veç shqiptar, më vjen turp. Na falni që ju prekëm plagët”. Fjalimi prekës i poetit shqiptar kundër shkrimtarit Handke

Dec 11, 2019 | 10:15
SHPËRNDAJE

62150693_10213158967799843_7114825522978226176_o

Poeti Shqiptar Oseku, anëtar i rrjetit suedezo-shqiptar ka folur ne manifestimin e mbajtur kunder vendimit te akademise suedeze per te nderuar me Nobel ate qe ai e ka quajtur “apologjetin e gjenocidit Peter Handke”.

Ne nje postim ne rrjetet sociale, ku ka publikuar fjalimin e tij te plote qe ka bere jehone, ai shkruan nder te tjera se:

“Manifestimi nuk e ndryshon vendimin e akademise suedeze. Peter Handke do te titullohet nobelist dhe apologjet i krimeve kunder njerezimit, ashtu si titullohet Knut Hamsun nobelist e nazist, a Ivo Andric nobelist e autor disertacionesh gjenocidale. Kur akademia nuk lodhet pse humb prestigj e nder, nuk ndihmon asgje.

Por shpresoj se edhe ju si une nuk ishit atje per shkak te akademise, por per hir te te vdekurve e te gjalleve tanë. Qe te mos thuhet neser se dikush i fyu ata, me politike a me shperblime a me letersi, pa u ndier ne qe mbijetuam.

78813078_10214394138918349_4114252909183500288_n

Ne jemi deshmia se ky Nobel u dha gabim. Nobeli u pa. Por u pame edhe ne”.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve Nobel u bojkotua nga Shqipëria, Turqia, Maqedonia, Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina, por ceremonia u bojkotua edhe nga Christina Doctare, një mjeke dhe autore që mori Çmimin Nobel për Paqen në vitin 1988 si anëtar i Forcave Paqësore të OKB-së.

Në këtë fjalim Oseku vë në pah edhe masakrat e bëra në Kosovë nga Serbia.

Lexoni të plotë shkrimin e Shqiptar Osekut 

shqiptar oseku

“Fjala ime ne manifestimin kunder vendimit te akademise suedeze per te nderuar me Nobel apologjetin e gjenocidit Peter Handke:

Une quhem Shqiptar Oseku, jam poet dhe vi nga Rrjeti Suedezo-Shqiptar. Nuk kam ardhur vetem, jam me ambasadoren e Kosoves, me ambasadorin e Shqiperise, e ambasadoret e Bosnes, te Kroacise, te Turqise, qe refuzuan te hane buke e turp sonte. Ata zgjodhen sonte me mire te rrine me ne, ndaj ne u themi faleminderit. Nje falenderim edhe per organizatoret e ketij takimi, qe na mundesuan t’i dalim zot te vertetes sone, te vdekurve e te gjalleve tane.

Une vi nga Gjakova, nje qytet ne kufi me Shqiperine qe pesoi Bosnen e vet me 1999. Rruget e qytetit tim ishin si ato te Bosnes. Burra e gra te vrare, dhunime, femije e pleq te masakruar.

foto-2-780x439-730x440

Por sonte ketu nuk dua te jem vec shqiptar. Sonte dua te jem edhe boshnjak. Dua te jem nga Sarajeva. Dua te jem nga Srebrenica. Nga Tuzlla. Nga Foca. Nga Jajce. Nga Bijelina. Nga Gorazhde. Sonte dua te jem nga cdo pellembe e asaj Bosne qe e mbyten ne gjak kriminelet te cilet i justifikon Peter Handke.

Sonte jam edhe suedez, pse jam qytetar suedez tash sa dekada. Jam ketu me vajzën time qe ka lindur ne Suedi. Dhe si suedez dua te them atë qe duhej ta thonte akademia suedeze sonte, sikur te mos ishte e mbytur ne relativizem moral. Dua te them se me vjen turp, sa turp. Dhe dua te ju them te gjitheve na falni: na falni qe ju prekem plaget.

Ju falemnderit!”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura