Fiks Fare, Fiori e “Bla Bla Bla” në vend të Saimirit!

Sep 30, 2013 | 17:43
SHPËRNDAJE

Fiori

TIRANE- Megjithëse asnjëri nuk e pranonte, fjalët që qarkullonin këto ditë, në fakt rezultuan të vërteta. Saimir Kodra i emisionit investigativ ” Fiks Fare” largohet përfundimisht nga ky emision, pjesë e së cilit ishte që në nisje të tij, rreth 10 vite më parë.

Dy ditë më parë gazeta “Panorama” pyeti vetë Saimirin, por edhe drejtorin e Fiksit, Filip Çakuli dhe asnjëri nuk mori guximin të thotë të vërtetën. Në fakt kishte disa ditë që Çakuli bënte audicione për të gjetur dikë që të zëvendësonte Saimirin, i cili u largua tek “Agon Channel” kundrejt një page rreth katër herë më të madhe se ajo që kishte.

Programet që ne shihnim ishin të regjistruara, ndërkohë që sonte në darkë, në emisionin “Fiks Fare” me Doktorin do të jetë, Fiori Dardha, një vajzë e ekranit e cila ka disa vite që e ka lënë këtë profesion.

Burime brenda Topit na tregojnë se në audicione ishin thirrur shumë meshkuj dhe meqë asnjëri nuk i kishte bindur, Çakuli kishte telefonuar Fiorin për ta provuar në një audicion dhe më pas ka zgjedhur atë.

Të shohim sonte në darkë se çfarë impakti do të ketë në publik, vajza që dikur bënte programin “Bla Bla Bla” tek televizioni Koha.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura