Soni Malaj lë Spanjën, nis jetën e re në Tiranë me Mirkon dhe vajzën

Sep 30, 2012 | 13:23
SHPËRNDAJE

Duket se këngëtarja Soni Malaj po e përjetoton me euforizëm rishfaqjen në ekranin shqiptar, kësaj here si një nga anëtarët përzgjedhës të jurisë së “X Factor 2” në “Tv Klan”. Ajo ka preferuar ta bëjë vetë të ditur këtë lajm për fansat në profilin e saj zyrtar në Facebook, duke postuar herë pas here foto nga momentet e punës në Tiranë, së bashku me Tuna Sejdiun, një tjetër këngëtare e përzgjedhur nga producentet Vera Grabocka e Alketa Vejsiu për këtë show. Pas disa muajsh që Soni është bërë nëna e një vajze, gjatë bashkëjetesës në Spanjë me balerinin italian, Mirko Luccarelli, këngëtarja e cila kishte pohuar se do të bënte një pauzë në muzikë, ka vendosur të lërë përfundimisht Spanjën dhe të rikthehet në Tiranë për ca kohë. Rezidenca e tyre kryesore është Italia, ku kanë vendosur të jetojnë tani e tutje, ndërkohë që për momentin janë rikthyer në Tiranë për të jetuar së bashku. Para ardhjes në Shqipëri, ajo duke dëshmuar njëkohësisht kujdesin e saj për vajzën që solli në jetë Ana, u dha fansave të saj edhe këshilla për të mbajtur trupin në formë pas lindjes.
“Unë dhe Ana sapo mbaruam 1 orë e 30 min vrap së bashku. Për nënat që japin gji, mos harroni të merrni një shishe të madhe me ujë për t’u hidratuar sa më shumë”, shkruante ajo pak kohë më parë në profilin e Facebook-ut. Ndërkohë që aktivitetin e saj pas lindjes ajo e ka nisur pak më herët me disa koncerte, ku ka qenë e ftuar së bashku me mikun e saj, Sinan Hoxha. Ndërkohë që bashkë me Mirkon, me të cilin jetuan për ca kohë në Sevilla të Spanjës, ku ngritën dhe një biznes atje, kanë vendosur ta bëjnë jetën tashmë mes Italisë e Shqipërisë. Soni është e vetmja këngëtare që deri më tani nuk ka publikuar asnjë  foto të  vajzës së saj, ndryshe nga Mirko, i cili ka postuar një foto të vajzës, gjysmë të dukshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura