Sondazhi: Ja kush do të jetë presidenti i ri i Francës

Feb 8, 2017 | 7:38
SHPËRNDAJE

Liderja e ekstremit të djathtë, Marine Le Pen, dhe kandidati i pavarur, Emmanuel Macron, sipas një sondazhi të publikuar do jenë kandidatët që do përballen në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale të Francës, që do të mbahet në maj.

epa04369824 (FILE) A file photo dated 12 February 2014 shows Emmanuel Macron, newly appointed French Economy Minister, during a visit by French President Francois Hollande to San Francisco, California, USA. Macron was named the new Economy Minister on 26 August 2014, as French Prime Minister Manuel Valls presented a new government a day after his administration collapsed over infighting on austerity measures.  EPA/ALAIN JOCARD/POOL

Sipas këtij sondazhi, raundin e dytë dhe përcaktues për presidentin e Francës do e fitojë lehtësisht i pavaruri, Macron.

Sondazhi i IFOP thotë se në raundin e parë më 23 prill, e para do të dalë, Le Pen me 26 % të votave, i dyti Macron me 21 % të votave.

Kandidati i të djathtës, Francois Fillon do të dal i treti më 18.5 % të votave, raporton REL.

Në fund, sipas të njejtit sondazh, Macron do sigurojë 64 % të votave, ndërsa Le Pen do të marrë 36 %.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura