“S’mund ta përdorim situatën për të kapur një grusht votash”, Hajdari: Shqiptarët të lodhur nga sherret, duhet të ngrihet një Komitet për…

Nov 26, 2020 | 11:25
SHPËRNDAJE

Deputetja Rudina Hajdari në fjalën e mbajtur sot në Kuvend deklaroi se nuk mund të përdoret situata e pandemisë për të bërë politikë dhe për të kapur një grusht votash.

Hajdari

Hajdari theksoi se shqiptarët janë të lodhur nga sherret ndërsa kërkoi ngritjen e një Komiteti ku të përfshihen përfaqësues të mazhorancës, opozitës, diaspora dhe ekspertët.

“Nuk mund ta përdorim këtë situatë për të bërë politikë, për të kapur një grusht votash. Duhet të ngrihemi në dinjitetin njerëzor, sepse shqiptarët kërkojnë që ne t’u japim siguri. Nuk mundemi ne sot të flasim dhe të qëllojmë njëri-tjetrin. Detyra jonë është t’u japim shqiptarëve siguri dhe të ndalojmë sherret me njëri-tjetrin. Të mblidhemi si mazhorancë, si opozitë, si diasporë, të shtrijmë dorën me njëri-tjetrin për të krijuar një Komitet për të përcaktuar si do të ecim me këtë pandemi. Të mos zihemi me njëri-tjetrin sepse shqiptarët sot janë të lodhur dhe të stërlodhur. Të lëmë kostumet politike, duhet që sot të flasim si njerëz”, u shpreh ajo.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura