Të preferuarat e stinës, ja disa arsye pse duhet të konsumoni sa më shumë qershi

May 8, 2024 | 17:54
SHPËRNDAJE

Qershitë janë padyshim superushqimi i stinës së verës. Të buta dhe plot lëng mund të jenë të ëmbla ose athta, por gjithnjë me një shije të mrekullueshme.

qershitezezaokok-1024x576

Vetëm një tas prej tyre përmban rreth 90 kalori dhe është i pasur me vitamina A dhe C. Konsumimi i këtij fruti të vogël plot shije i dhuron trupit tuaj shumë antioksidantë që ndihmojnë në uljen e kolesterolit të keq dhe mbipeshës.

Krahas këtyre vlerave ekspertët thonë se qershitë ndihmojnë organizmin edhe në shumë drejtime të tjera.

Në këtë artikull, listohen disa nga vlerat e jashtëzakonshme që mund të përfitoni nga kokrrat e qershive.

Ndikimi në kocka

Qershitë janë një burim i madh antioksidantësh dhe për këtë arsye ndihmojnë në rigjenerimin e kockave.

Mjekët i lidhin me reduktimin e acidit nitrik që është faktori kryesor për sëmundjen e artritit rheumatoid dhe oseteoartritit.

Sipas një studimi të Universitetit të Bostonit në Amerikë, konsumimi i këtij fruti ul me 35% shancin e dhimbjes së kockave.

Gjithashtu qershitë parandalojnë inflamacionin e organizmit dhe problemet me presionin e ulët apo të lartë të gjakut.

Ulin nivelin e sheqerit në gjak

Për të gjithë personat me diabet, qershitë mund të jenë zgjidhja e duhur për të qëndruar të shëndetshëm.

Si të gjithë frutat me ngjyrë të kuqe edhe qershitë ndihmojnë në rregullimin e sheqerit në gjak.  Atoksianina, sipas mjekëve rrit me 50% prodhimin e nivelit të insulinës në trup duke ndihmuar kështu rregullimin e sheqerit në gjak.

Ndihmon në sëmundjet e zemrës

Qershitë e athta ndihmojnë në përmirësimin dhe parandalimin e problemeve kardiovaskulare. Nëse i konsumoni vazhdimisht ato do të parandaloni edhe rriskun e prekjes nga ataku në zemër.

Ndihmojnë në reduktimin e yndyrnave të këqija në gjak duke ju dhuruar një trup të shendetëshëm.

Kundër sëmundjeve kancerogjene

Një dietë sa më e pasur me qershi mund të ulë rrezikun e prekjes nga sëmundjet kancerogjene. Duke qënë të pasura me fibra ato promovojnë tretjen e mirë dhe ulin rrezikun e prekjes nga kanceri i zorrës së trashë.

Veçanërisht qershitë athta të cilat përmbajnë disa enzima të cilat ndihmojnë trupin të rregullojë radikalet e lira.

 

Ndihmon në përmirësimin e memories

Janë një burim i mirë antocianine që do të thotë një shëndet i mirë për memorien. Ky frut shumë i shijshëm ndihmon trurin të përmirësojë funksionet e tij dhe të përmirësojë memorien ndër vite.

Ndikimi tek gjumi

Konsumimi i një tasi me qershi në darkë do të përmirësojë edhe cilësinë e gjumit. Sipas ekspertëve qershitë ndihmojnë në rregullimin e orës së brendshme të trupit dhe ciklit të gjumit tek njeriu.

Kjo pasi janë të pasura me melatoninë, një enzimë që ndihmon në qetësimin e organizmit.

Këshillohet të konsumoni gjithnjë qershi të freskëta apo lëng të freskët të shtrydhur të tyre për të marrë vlerat më të mira./AgroWeb.org

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura