Smartphone për policët e Rrugores dhe radarë që kapin shpejtësinë natën dhe ditën/ Si do gjobiten drejtuesit e mjeteve që shkelin ligjin

Oct 13, 2021 | 13:46
SHPËRNDAJE

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi lajmëroi se punonjësit e policisë Rrugore do të pajisen me smartphone të cilët do të kenë edhe printin përkatës që sapo të evidentohet shkelja e kryer nga një drejtues mjeti, gjoba do t’u jepet në prezencë. Kjo do të bëjë sipas Çuçit shmangien e një “negociate” për gjobën mes policit dhe shoferit që ka kryer shkeljen.

Gjithashtu ministri i Brendshëm tha se Shqipëria do të blejë edhe gjashtë radarë të cilët evidentojnë kryesisht shpejtësinë me të cilën qarkullojnë mjetet si ditën edhe natën.

Këto radarë do të çojnë informacionin direkt në qendrën operative.

Deklarata e ministrit Bledi Çuçi:

Sot miratuam në qeveri vazhdiminn e bvashkëpunimit me qeverinë suedeze, që ka vite që asiston policinë e shtetit.

Tani faza e dytë e kësaj ndihme do ia fokusojmë sigurisë rrugore.

Qëllimi kryesor është të forcojmë forcën ndëshkuese për të gjithë shkelësit në qarkullimin rrugor, fokusi është shkëputja apo mënjanimi i cdo subjektivizmi që vjen nga marrëdhënia e policit me shkelësin, duke futur teknologjinë.

Me këtë projekt do marrim rreth 110 smartphone që do jenë në duart e policëve në qarkullim që janë cift me printin përkatës dhe menjëherë kur evidentohet shkelja do të emetohet edhe gjoba duke ia dhënë në prezencë shkelësit.

Apo blerjen e 6 radarëve që punojnë dhe evidentojnë cdo shkelje që lidhet kryesisht me shpejtësinë në qarkullim, ditën apo natën dhe automatikisht për cdo shkelje e çon informacionin dhe gjobën në qendrën operative pa pasur nevojë të “negociojë” shkelësi me punonjësin e policisë.

Pjesë e këtij programi do jetë dhe harmonizimi i database që e- gjoba, pra sistemi i gjenerimit të gjobës në mënyrë elektronike të funsionojë sa më mirë për të gjithë llojet e shkeljeve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura