Skrepi merr para gruan në breg të detit, dyshohet se…

Sep 30, 2020 | 23:45
SHPËRNDAJE

Një grua, e cila ishte shtrirë në plazh ka ndërruar jetë pasi është marrë para nga një skrep.

September 28, 2020, San Diego, CA, USA: Police cordoned off a stretch of Oceanside Harbor beach, where a woman was killed Monday morning when a tractor ran over her. (Credit Image: ? TNS via ZUMA Wire)

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një plazh në Oceanside, California. CNN raporton se makina e rëndë ishte pjesë e një kompanie që po punonte në zonë për heqjen e disa tubave.

Sipas zëdhënësit të Departamentit të Policisë Oceanside Tom Bussey ishte ora 10 e mëngjesit, e ditës së hënë kur shoferi kuptoi se kishte përplasur gruan, pasi kishte dëgjuar zhurma.

Një sërfist në këtë zonë kishte dëshmuar se e kishte parë gruan edhe më herët.

“Unë isha i shqetësuar për të dhe e pyetëm nëse ishte mirë dhe në fakt ajo dukej mirë”, tha Jay Burneo.

Ndërsa autoritetet mendojnë se gruaja mund të ketë qenë e pastrehë, por ende nuk është identifikuar dhe mendohet se është afërsisht 40-vjeç.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura