Skënderbeu mposhtet në miqësoren para Kastriotit, ekipi i Kategorisë së Parë i jep leksion

Aug 22, 2018 | 19:38
SHPËRNDAJE

Skënderbeu u mposht me rezultatin 0-3 nga Pogradeci, në miqësoren e zhvilluar ditën e sotme në qytetin e Korçës. Trajneri Shehi iu dha shansin lojtarëve të ardhur në provë dhe atyre te rinj për ta treguar veten dhe për ta bindur atë që të jenë pjesë e skuadrës, por mesa duket sot ka qenë dita “jo”.

Sk

Pogradeci i Kategorisë së Parë, e dominoi takimin duke bindur edhe me rezultat. Pavarësisht se skuadra e Fetollarit kreu një tjetër miqësore dje ndaj Sopotit, lodhja nuk u ndje te lojtarët. Pjesë e liqenorëve në këtë sezon, janë edhe 2 futbollistët në pronësi të Skënderbeut, Osmanllari dhe Ivani.

25

Kujtojmë që ditën e diel, Skënderbeu do të përballet me Kastriotin në Fushë Krujë, në takimin e vlefshëm për javën e dytë të Kategorisë Superiore.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura