Skenarë të Luftës së Tretë Botërore: Çfarë po ndodh mes Rusisë dhe SHBA-ve

May 2, 2016 | 12:01
SHPËRNDAJE

Në pak ditë mes Rusisë dhe SHBA-ve janë shënuar dy incidente ajrore që mund të sillnin dhe ndonjë konflikt ushtarak mes dy vendeve më të fuqishme në botë sa i takon ushtrive.military-jets-1109093_1280-728x420

Incidenti më i fundit ndodhi në Detin Baltik, ku dy avionë të këtyre vendeve gati u përplasën.

Pentagoni e cilësoi këtë ngjarje si “rrezik dhe jo profesional”.

Ndërsa Rusia reagoi duke thënë se u ndërhy pasi avioni amerikan fiku pajisjen që kryen identifikimin e tij.

Dy javë më parë një incident i ngjashëm përfshi sërish dy avionë, të cilët fluturuan një distancë të afërt.

Amerikanët i konsiderojnë dy të incidentet si provokuese dhe të rrezikshme.

Edhe ekspertët botërore e kanë konsideruar manovrën e avionit rus mbi Detin Baltik si të rrezikshme, pasi iu afrua avionit amerikan në vetëm 8 metra distancë.

Për incidentin e parë të ndodhur më 21 prill, Moska e konsideroi avionin amerikan si “avion spiun”.

Ngjarja ndodhi sërish në një hapësirë ajrore ndërkombëtare, në lindjen e largët të Rusisë.

Sipas rusëve, avioni po tentonte të merrte informacion mbi nëndetëset ruse, raporton “The Diplomat”.

Në këtë zonë ushtria ruse ka pozicionuar bazën e nëndetëseve nukleare.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura