“S’kemi hedhur fall, situata do shkojë duke e rënduar”, Rama: Të shmangim katastrofën, mund të bëjmë tjetër shtrëngim masash, por…

Mar 23, 2020 | 15:11
SHPËRNDAJE

rama

Kryeministri Edi Rama tha sot se nuk ka asnjë surprizë e sekret me shifrat e të prekurve nga koronavirusi në Shqipëri, por që situata do shkojë duke e rënduar, dihet mirë sepse qeveria bazohet në modelin e ndërtuar mbi algoritmet e përdorura në vendet e tjera.

Lidhur me masat që do marrë qeveria në vijim, Rama tha se “do ja hedhim” nëse zbatohen këto shtrëngime, por nuk përjashtoi edhe ndonjë kufizim tjetër.

Rama tha në një lidhje direkte me News24:

S’ka asnjë befasi, surprizë e sekret që situata do shkojë duke e rënduar, se e dimë mirë dhe bazohemi në modelin e ndërtuar mbi algoritmet e përdorura në vendet e tjera, ajo kurba e famshme që është dicka që na bashkon me të gjitha realitetet e tjera, e që bazohet në faktin e thjeshtë që mesa duket ka ende njerëz që se anë kuptuar, virusi do përhapet asgjë se ndalon të bëjë të vetë e të prekë shumicën prej nesh, por masat shtrënguese ngadalësojnë përhapjen e tij.

Ata që do luftojnë me vdekjen në krevat që këta të marrin shërbimin e duhur duhet që ne të tjerët të rrimë sa më shumë mbyllur në shtëpi e të zbatojmë rregullat.

Java që kemi hyrë është e parashikuar s’kemi hedhur fall por bazuar mbi modelin statistikor që e përdor cdo vend në botë, është javë shumë shumë e vështirë por edhe vendimtare bashkë javet e tjera që e pasojnë duke mos lejuar që numrat të shkojnë në stratosferë e të jemi të detyruar të jetojmë një katastrofë humanitare

Në masat jemi në ato pak vende që kanë shkuar deri në fund. Mund të bëjme edhe ndonjë shtrëngim tjetër por nëse zbatojmë ato që kemi sot, ne do ja hedhim pa shumë vuajtje, me vuajtje të mëdha por jo aq sa po vuajnë të tjerët, me humbje jetësh por jo aq shumë sa po shohim tmerre me sy me të tjerë“.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura