Skema e pensioneve, ndryshon mosha dhe masa e përfitimit

Feb 3, 2016 | 11:11
SHPËRNDAJE

Nga janari i këtij viti ka ndryshuar mosha dhe koha e punës për të përfituar pension të plotë pleqërie. Në një intervistë për gazetën, drejtoresha e përfitimeve në ISSH-së shpjegon kushtet e reja që duhen plotësuar për të marrë pension.

Solida Dibra sqaron sa rritet mosha për femrat, kushtet për të marrë pension të plotë, si mund të rritet përfitimi në rast se vazhdon të punosh pasi mbush moshën e pensionit dhe si llogaritet pensioni i reduktuar, kur nuk plotëson të gjitha kushtet. Gazeta po boton edhe tabelat me rritjen e moshës së daljes në pension nga viti në vit, në mënyrë që të gjithë të interesuarit ta kenë të qartë zbatimin e skemës së re dhe sa preken nga ajo.

pensioniste1

Në ligjin e ri ka një shtesë prej dy muajsh në vit për daljen në pension të femrave. Sa është mosha e daljes për vitin 2016? Në zbatim të nenit 92 të ligjit nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar me ligjin nr. 104/ 2014, datë 31.07.2014, mosha e daljes në pension në harkun kohor 01.01.2016 – 31.12.2016, për burrat vazhdon të jetë 65 vjeç, ndërsa për gratë është 60 vjeç e 4 muaj. Gjatë këtij viti plotësojnë moshën për pension pleqërie gratë e lindura në periudhën kohore 01.11.1955 – 31.08.1956.

Në ligjin e ri ndryshon edhe koha e punës për të përfituar pension të plotë pleqërie? Periudha minimale e sigurimit apo viteve të punës nuk ndryshon, mbetet 15 vite.

Për ta bërë më të qartë, çfarë kushtesh duhet të plotë- sojë një femër dhe një mashkull për të marrë pension pleqërie të plotë gjatë vitit 2016? Reforma në pensione, ashtu siç hoqi tavanin e masës së pensionit të pleqërisë, ka hequr edhe tavanin e viteve të punës, por nëse në vitin 2016 një burrë apo grua qoftë plotë- son moshën përkatësisht 65 apo 60 vjeç e 4 muaj dhe ka 35 vite e 8 muaj punë, për çdo muaj më shumë që shtyn datën e daljes në pension dhe vazhdon të paguajë kontribute, do të përfitojë një shtesë në masën 0.5% të masës së pensionit. Gjithashtu, edhe personat të cilët janë përfitues të pensionit të pleqërisë në rast se ndërpresin pensionin vazhdojnë të punojnë dhe paguajnë kontribute, marrin shtesë mbi pension në masën 0,5 për qind për çdo muaj ndërprerjeje. Kjo shtesë llogaritet mbi atë masë pensioni që rezulton pas rritjeve dhe indeksimit që ka pësuar pensioni gjatë kohës së ndërprerjes.

mosha pension

Në rast se nuk i plotëson të plota kushtet, pra ka mungesë vitesh në punë, çfarë përfitimi mund të marrë? Siç u shpreha edhe më lart, periudha minimale e sigurimit është 15 vite. Përfitimi që merr një pensionist tashmë është i lidhur drejtpërdrejt me vitet kontributive apo vitet e punës dhe masën e kontributeve. Pra, sa më shumë vite pune të kesh dhe sa më shumë kontribute të derdhësh, aq më i lartë do të rezultojë përfitimi. Reforma parashikon vetëm një dysheme, që është masa e pensionit social.

Po në rast se nuk ka mbushur moshën e plotë, a mund të marrë pension të parakohshëm dhe sa është masa e këtij pensioni? Termi i saktë i përcaktuar në ligj është “pension i reduktuar” dhe përfitohet deri në tre vjet përpara plotë- simit të moshës për pension pleqërie, me kusht që kërkuesi, qoftë burrë apo grua, nëse kërkon të përfitojë pension të reduktuar në vitin 2016, duhet të këtë plotësuar 35 vite e 8 muaj periudhë sigurimi, si dhe nuk kryen veprimtari ekonomike si i punësuar, punëdhënës ose i vetëpunë- suar. Pensioni i reduktuar është pjesë e pensionit të plotë dhe mbetet i reduktuar gjatë gjithë kohës së përfitimit, pra kur plotëson moshën për pension pleqërie ai nuk ndryshon. Ky pension, për çdo muaj që kërkon ta përfitosh më herët, reduktohet me koeficientin 0,6 për qind. Pra, nëse e kërkon 36 muaj me parë, është 0.6 x 36 = 21.6% më i ulët nga masa e pensionit që pensionisti do të përfitonte në momentin e plotësimit të moshës. Normalisht, si të gjithë pensionet e tjera, edhe ky lloj pensioni i nënshtrohet indeksimit sipas Vendimeve të Këshillit të Ministrave.

DORINA AZO

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura