Skandali/ Qeveria Kosovës nuk hap kufirin për Shqipërinë: Taksë 22 euro kamionëve dhe karantinim udhëtarëve

Jun 1, 2020 | 16:02
SHPËRNDAJE

 

Kufiri-Kosova-taksaTeksa Shqipëria ka hapur kufirin me Kosovën që në 28 maj, e kundërta ka ndodhur nga pala tjetër.

Shtetasit e Shqipërisë që kanë tentuar sot të udhëtojnë drejt Kosovës kanë hasur me kërkesa të paprecedenta të cilat kanë shkaktuar kaos dhe radhë në pikën kufitare. Burime nga Pika kufitare e Morinës bëjnë me dije se dhjetëra kamionë që kanë tentuar të transportojnë mallra dhe produkte u është vendosur një taksë prej 22 eurosh nga pala pritëse.

Sipas Policisë së Kosovës, kjo taksë duhet të paguhet për desinfektimin e kamionëve.

Nga ana tjetër, edhe udhëtarët me automjete private janë penguar. Shtetasve të Shqipërisë u është kërkuar një certifikatë nëse e kanë kryer testin për koronavirusin. Ose në të kundërt duhet t’u nënshtrohen karantinimit njëjavor në Kosovë.

Situata e paprecedentë vjen në një kohë kur Shqipëria ka njoftuar hapjen tërësisht me fqinjët dhe ka nisur të presë edhe turistët e parë nga Kosova.  Më herët Ministria e Shëndetësisë së Kosovës e kishte paralajmëruar një ngjarje të tillë kur zëdhënësi Faik Hoti tha se Shqipëria mund ta hapë kufirin njëanshëm, sepse “secili shtet vendos për kufijtë e vet”.

Por Qeveria Kurti në ikje nuk e ka sqaruar publikisht këtë vendim për shqiptarët e Shqipërisë. Aq më pak për kamionët që po trajtohen si ata të Serbisë.

albin-kurtii-600x360 (1)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura