Skandali/ Për analizën e tiroides në QSUT, rezervimi 6 muaj para

Jan 25, 2017 | 20:02
SHPËRNDAJE

Në poliklinikat numër 1, 2, 3 dhe 4 në Tiranë nuk bëhet analiza e tiroides dhe as të prostates.

Kamera e emisionit investigative “BOOM” në RTV Ora News ishte në këto poliklinika dhe nga informacionet e marra nuk ishte e mundur që të bëheshin këto analiza. Në disa brej tyre bëhej e prostatës, por jo e tiroides dhe anasjelltas.

boom-analizat

Zyra e informacionit në këto poliklinika i tha gazetarëve të “BOOM” se duhet marrë rekomandim nga mjeku dhe më pas ata të orientojnë se ku duhet të shkojnë.

Për të dyja këto analiza qytetarët duhet t’i drejtohen QSUT. Rezervimi bëhet online dhe paciantët duhe të presin 6 muaj.

Çfarë ndodh në QSUT?

Ky spital ka detyrim si fillim të mbulojë shërbimin për pacientet e shtruar dhe më pas për ambulatorët. Për të prenotuar një datë në të cilën ti mund të kryesh analizën e prostatës apo tiroidës mjafton të hysh në faqen online të QSUT dhe të shkosh tek: Rezervo konsultën ambulatore, më pas do të zgjedhësh shërbimin (në rastin konkret analizën tiroide) dhe shkon më tej, ku do të shfaqet edhe kalendari dhe zgjedhim datën dhe orarin që paraqitet, por oraret zakonisht janë të paklikueshme pasi janë të gjitha të zëna. Nga vëzhgimi i emisionit “BOOM” rezultoi se për të bërë analizën e tiroides do të duhet të rezervosh 6 muaj më parë.

Poliklinika 1

Gazetari: Analizën e prostatës mund ta bëj lart?

Informacioni i Poliklinikës:  Analiza e prostatës nuk është bërë asnjëherë këtu

Gazetari: Asnjëherë nuk është bërë këtu?

Informacioni i Poliklinikës:  Ncncn nuk bëhet këtu

Gazetari: Po tiroiden ku mund ta bëjmë?

Informacioni i Poliklinikës:  Duhet të shkoni tek një mjet, t’iu nisë mjeku

Poliklinika 4

Informacioni i Poliklinikës:  Analizë tiroide…ke rekomandim me kartë shëndeti?

Gazetarja: Për mamin në fakt e kam, por a bëhet këtu?

Informacioni i Poliklinikës:  Jo analizat nuk bëhen këtu, duhet të shkosh në QSUT.

Gazetarja: Po pse nuk bëhet këtu, se mua më thanë që bëhen në qendrën shëndetësore?

Informacioni i Poliklinikës: Nuk është bërë asnjëherë e tiroides, janë analiza më specifike.

Gazetarja: Si analiza më specifike?

Informacioni i Poliklinikës:   Në Poliklinikë nuk bëhen

 Gazetarja: Mua më thanë që duhet të bëhet në Poliklinikë.

Informacioni i Poliklinikës: Vizitën e bën tek doktoresha Endokrinologe, pastaj të jep ajo se ku me i bë, a në QSUT a se ku të thotë ajo.

Gazetarja: Mua më thanë që edhe tiroidet dhe prostate duhet të bëhet tek Poliklinika?!

Informacioni i Poliklinikës: Për prostatën në Urolog, skemi fare. Urologun e ke te 9-katshet.

Poliklinika 3

 Gazetarja: Mami do që të bëjë analizat e tiroides

Informacioni i Poliklinikës: Bëhet këtu o Xhiana e tiroides? Jo analiza e tiroide jo. Do vish me një rekomandim të marrësh vulat këtu dhe të shkosh ta bësh në spital.

Poliklinika 2

Gazetarja: Analiza e tiroides dhe prostates bëhet?

Informacioni i Poliklinikës: Prostata bëhet, tiroide nuk bëhet.

Gazetarja: Po ku do ta bëj?

Informacioni i Poliklinikës: Këtu në fund të korridorit për prostatën, kurse TSH-në nuk kemi reagent.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura