Skandali në Shkodër/ Drejtori: Të presim përfundimin e hetimit

May 19, 2016 | 10:33
SHPËRNDAJE

Drejtori i Qendrës së Fëmijëve, Gëzim Mahmutaj ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë bërë publike një ditë më parë, ku hetimet e prokurorisë kanë zbuluar se 3 vajza në këtë qendër janë abuzuar seksualisht.

Ndërsa të gjithë fëmijët mësohet se janë dhunuar fizikisht. Mahmutaj e ka cilësuar ngjarjen tejet të rëndë.

“Ky është një moment i vështirë dhe i rëndë për të gjithë fëmijet dhe stafin e institucionit tonë. Duhet të presim përfundimin e hetimit i cili do zbardhë të vërtetën”, thuhet në deklaratën e dhënë nga drejtori i qendrës.

drejtori gezim shkoder

deklarata-drejtori

Edhe Avokati i Popullit, Igli Totozani ka reaguar sërish sot teksa tha se institucioni që ai drjton prej dy muajsh kishte nisur një hetim administrativ në të gjitha shtëpitë e fëmijës.

“Rasti në shtëpinë e fëmijës 6-18 vjeç në Shkodër është denoncuar nga në ditët e para të majit. I dërguam prokurorisë një rekomandim të posaçëm për fillim hetimi.

U zhvilluan intervista konfidenciale me të gjithë fëmijët në prani të psikologut mjek psikiatër dhe ekspertë të Avokatit të Popullit. Gjatë intervistave fëmijët pohuan raste të ushtrimit të dhunës nga edukatorët.

Dhunë dhe abuzime seksuale dhe nga të afërm të edukatorëve. Duhen fuqizuar strukturat e pavarura monitoruese siç është Avokati i Popullit. Kemi një staf të reduktuar me 2 punonjës.

Strukturat e brendshme shtetërore nuk i monitorojnë dot qendrat e fëmijëve jetim. Kemi informacion se ka dhunë edhe në një qendër tjetër për jetim po nuk mund ta bej dot publike derisa te faktohet nga prokuroria.” -tha Totozani.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura