SKANDALI I PUBLIKIMIT TË PAGAVE/ Qeveria shqiptare nënshkruan marrëveshje për mbrojtjen kibernetike. Ja vendimi

Jan 10, 2022 | 19:32
SHPËRNDAJE

Pas skandalit të publikimit të pagave të qytetarëve qeveria shqiptare ka nënshkruar marrëveshje për sigurinë kibernetike. 

Kompania ndërkombëtare e sigurisë kibernetike “Jones group international” do të ofrojë ekspertizën e saj për Shqipërinë. 

edi rama 7

Marrëveshja e sotme u paralajmërua pak ditë më parë nga kryeministri Edi Rama në konferencën për media, pas skandalit. Tashmë pritet botimi i marrëveshjes në fletoren zyrtare.

Në 7 janar Prokuroria e Tiranës njoftoi se ka arrestuar të paktën 4 persona në kuadër të hetimit të nisur për rrjedhjen e të dhënave zyrtare mbi pagat e mbi 690 mijë qytetarëve, të cilat u shpërndanë përmes aplikacionit Whatsapp, pak javë më parë.

V E N D I M
PËR

MIRATIMIN E MEMORANDUMIT TË MIRËKUPTIMIT, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE GRUPIT JONES INTERNATIONAL, PËR FORCIMIN E SIGURISË KIBERNETIKE TË INFRASTRUKTURËS KRITIKE PËR SHQIPËRINË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të ligjit nr.2/2017, “Për sigurinë kibernetike”, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Miratimin e memorandumit të mirëkuptimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Grupit Jones International, për forcimin e sigurisë kibernetike të infrastrukturës kritike për Shqipërinë, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI

ARBEN AHMETAJ

© Panorama.al

Te lidhura