Skandal në Itali, i vendosin eksploziv makinës së drejtorit sportiv

Jan 16, 2020 | 22:28
SHPËRNDAJE

Momente paniku ka pasur ditën e djeshme në Itali, teksa ka shpërthyer një lëndë plasëse në makinën e drejtorit sportiv të Fidelis Andria, Fabio Moskeli.
moscelli

Ky i fundit për fat të mirë nuk ka qenë në makinën e tij kur ka ndodhur ngjarja dhe ka pasur vetëm dëme materiale. Moskeli është drejtor sportiv te skuadra italiane e cila militon në Serie D, por ditën e djeshme pa kaluar momente paniku.

Menjëherë pas episodit të ndodhur, policia ka mbërritur në vend ngjarje dhe po punon për identifikimin e personave që e kanë bërë këtë. fidelis-andria

Ditën e sotme ka dalë me një deklaratë edhe klubi i Fidelis, të cilët shprehen se në rast se ndodh e përsëri e njëjti episod, atëherë do të tërheqin skuadrën nga kampionati.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura