“Skandal gjigand!”- Vasili reagon mbi audion e Lames: Rilindja i gënjen dhe i mban varur qytetarët hallexhinj që t’u marrë votën

Apr 20, 2021 | 14:50
SHPËRNDAJE

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili e ka quajtur një “skandal gjigant”, audion e Kreut të Kadastrës, Artan Lame, i cili në një takim me vartësit e tij i kërkon atyre që të mbajnë me shpresë pronarët e 100 mijë ndërtimeve pa leje.

petrit vasili

Dëgjojeni më veshët tuaj se si maskarenjtë e rilindjes së Edi Ramës me plan të qartë gënjejnë njerëzit e thjeshtë për legalizime që nuk do t’jua bëjnë kurrë”, shprehet Vasili në rrjetet sociale.

Postimi i plotë

Skandal gjigand! Qeveri maskarenjsh, ja si gënjejnë qytetarët me vetëdije për legalizimet!(AUDIO).

Dëgjojeni më veshët tuaj se si maskarenjtë e rilindjes së Edi Ramës me plan të qartë gënjejnë njerëzit e thjeshtë për legalizime që nuk do t’jua bëjnë kurrë.

I mbajnë qëllimisht varur dhe i kthejnë zyrat e shtetit në zyra biznesi elektoral kriminal.

Rilindja e ka shumë të qartë që janë dhjetëra mijëra legalizime që nuk do t’i bëjë kurrë, por i gënjen dhe i mban varur qytetarët hallexhinj që tu marrë votën.

Në 25 prill të nxjerrim jashtë nga zyrat këta mashtrues të pacipë të qytetarëve të thjeshtë!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura