“S’kam mundësi të bëj lëshime në këtë rast”- Haradinaj refuzon takimin me Ramën: Më ka paditur, nuk ka logjikë të takohem me të

Jun 29, 2020 | 22:54
SHPËRNDAJE

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka refuzuar takimin me kryeminsitrin Edi Rama, i cili ndodhet në një vizitë në Prishtinë.

Në emisionin “Debat Plus”, Haradinaj tregoi se nuk “do të kishte logjikë” të takohej me të, në një kohë kur Rama e ka paditur në gjykatë.

Haradinaj-Rama

Është e pamundur me u takua i padituri me paditësin. Kjo s’ka kurrfarë logjike. Nuk ndihem mirë që si i paditur të takohem me askënd e as me zotin Edi Rama. Nuk kam mundësi që në këtë rast të bëjë lëshime”, tha ai.

Rama ngriti padi ndaj Haradinajt në janar të këtij viti për “shpifje”, në lidhje me deklarimet e tij mbi temën për shkëmbim të territoreve.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura