“S’jam viktimë e politikës”, Henri Çili: Do të kërkoj dëmshpërblim, dëm i madh shoqërisë nga spektakle të kësaj natyre

Mar 5, 2020 | 13:12
SHPËRNDAJE

Aksioneri i Legal Studio, Henri Çili, njëherësh botues dhe analist, ka deklaruar sot gjatë komunikimit me mediat, se do të kërkojë dëmshpërblim për dëmin që i është shkaktuar me arrestimin dhe akuzat për të cilat deklaroi se nuk qëndrojnë dhe janë të pabaza.

Çili theksoi se pasi të marrë pafajësinë do vlerësojë me avokatët e tij nëse do kërkojë dëmshpërblim dhe në ç’masë.henri cili.1jpg

“Me personat e mi të afërm unë pa shkelur ligjiin, komunikoj, dhuroj, flas, mbështes, këshilloj etj”- tha ai, duke sqaruar edhe menyren se si ka rene ne kontakt me sipermarresin Seit Fishta.

“Po kontakti me Fishtën është realizuar me një të afërm të një prej këtyre cështjeve, por pastaj bashkëpunimi devijoi në një plan tjetër që do të thotë si institucione mund të bashkëpunonin në mjediset e bashkëpunimit, është dhuruar mjedisi, është regjistruar në hipotekë, është paguar taksa, cfarë fshehje ka të dhurosh një pronë të ligjshme, nuk ka dëm as shoqëria nga kjo.

I keni premtuar ju vëllezërve Aliko se do liroheshin nga burgu?
Cdo zyrë apo studio ligjore ka qëllim tu japë për aq sa besohet klientëve të tyre dënimin sipas ligjit më minimal të mundshëm apo pafajësinë, kjo është pyetje absurde, që jo, nuk e kam premtuar këtë gjë, kam premtuar vendim të drejtë gjyqësor, profesional, shoqëruar me shoqatë komunikimi, e do të ishte risi.

A jeni ju viktime e nje procesi politik?

Nuk kam asnjë informacion që jam viktimë e një procesi politik. është shumë mirë që çështja ka ardhur në SPAK, ku të paktën do ta shohim, kemi tepër besim në profesionalizimin, kompetencën dhe minimalisht kemi prokurorë ose gjykatës të vettuar. Jam i bindur për pafajësinë time dhe sistemi do ta konfirmojë këtë, sepse e gjitha ndërtohet mbi diçka që nuk ekziston. Kur një Gjykatë e Lartë nuk ekziston është absurde të mendohet ushtrimi i ndikimit tim. Është logjike të kërkohet përshpejtimi i çështjeve nga studiot ligjore. Por, unë nuk kam takuar askënd për asgjë. Unë do përpiqesha që ajo të ishte çështja e parë e Gjykatës së Lartë.

Ku bazohet dashakeqësia e akuzës për të ngritur akuza kaq të mëdhaja ndaj jush, që ju i hidhni poshtë?
Dy parime, ne dimë që drejtësia ka gabime të mëdha, deri te dënimet me vdekje. Pra, sistemi i gjithi mund të ndërtohet mbi një keqkuptim. Ju e dini tragjedinë e Shekspirit me shaminë e Desdemonës, cili është shkaku pres ta mësoj. Takimi me një zyrtar të drejtësisë nuk ekziston.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura