“Situatë dramatike për shefin e Tao Taos”- Ilir Meta: Ja si Edi Rama manipuloi dosjen e ndjekjes nga ish-Sigurimi i Shtetit për të implikuar mua! Ka kaluar edhe vijat e zeza

Aug 11, 2022 | 12:33
SHPËRNDAJE

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta deklaroi sot në konferencë për gazetarët se Edi Rama qëndron pas manipulimit të dosjes së Ish Sigurimit të Shtetit për të implikuar emrin e tij.

Meta u shpreh se Rama i ka garantuar mbrojtje bashkëpunëtorit të sigurimit të shtetit M.L. dhe ish- SHIK-sit A.H. për të manipuluar dosjen e qytetarit amerikan F.T.

“Në rastin e Tao Taos, situata është shumë dramatike për shefin e Tao Taos, për arsye se është 1000% e provuar se këtu ka ndodhur një cenim i rëndë i rendit kushtetues për shkak se provohet se në kohën kur Ilir Meta ka qenë president i republikës, shefi i Tao Taos, ka urdhëruar dhe ka garantuar mbrojtje bashkëpunëtorit të provuar të sigurimit të shtetit M.L.

I dalluar si poliagjent dhe një ish-SHIK-si A.H. për të manipuluar në mënyrë të qartë dhe shumë të trashë dosjen e ndjekjes së qytetarit F.T. që është edhe shtetas amerikan. Nëse nuk tronditet Lindita e Parlamentit tonë të jeni të sigurt se do habiten kongresmenët dhe senatorët atje si guxohet të manipulohet dosja e ndjekjes së një të riu në atë kohë, sot një qytetar amerikan vetëm për të implikuar dhe për të goditur politikisht presidentin e republikës.

Manipulimi ka ndodhur para 25 korrikut dhe përmasat e këtij skandali do te jenë për Edvin Kristaq Ramën. Ai ka kaluar vijat e kuqe në raport me kundërshtarët por edhe vijat e zeza dhe çdo njeri që ka një foto që ka një foto me Edvinin shumë shpejt do ta grisë atë”, tha Meta.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura