Situata tek Astiri, policia del me thirrje: Do përballeni me pasoja, mos nxisni sulm ndaj…

Nov 12, 2019 | 10:10
SHPËRNDAJE

zjarr unaza1

Policia e Tiranës ka dhënë informacion zyrtar për situatën e krijuar sot tek zona e Unazës së Re ku banoret qe po u shemben shtepite jane perplasur me forcat e rendit. Blute bejne me dije se banoret i kane sulmuar me gure e sende te forta. 

Mesohet se 5 efektive jane plagosur po ashtu edhe 7 banore, te cilet jane derguar ne spital per ndihme mjekesore.

NJOFTIMI I PLOTE

Gjatë aksionit të nisur mëngjesin e sotëm nga Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit për prishjen e 33 objekteve në zonën e “Astirit”, për projektin e Unazës së Madhe së kryeqytetit, një grup banorësh kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e IKMT-së dhe punonjësit e Policisë.

Banorët kanë sulmuar me gurë, sende të forta dhe bomba moltov punonjësit e Policisë, të cilit ishin planizuar me shërbim.

Si pasojë e sulmit mbi Policinë janë plagosur 5 punonjës të Policisë nga FNSH-ja, Shqiponjat dhe Patrullat e Përgjithshme, të cilët u dërguan për ndihmë mjekësore në spitalin ushtarak.

zjarr unaza3 unaza15

Gjithashtu edhe 7 banorë janë lënduar e po marrin ndihmë mjekësore jashtë rrezikut për jetën.

Policia e Shtetit u bën thirrje banorëve të distancohen nga dhuna dhe të mos bien pre e provokimeve, pasi do përballen me pasojat ligjore.

Gjithashtu, Policia e Shtetit u bën thirrje qytetarëve që janë prezent tek Unaza e Re, të mos nxisin banorët për të sulmuar forcat e Policisë dhe të shmangin deklaratat disinformuese.

Policia Rrugore e Tiranës ka bllokuar përkohësisht lëvizjen në të dy krahët e Unazës së Re, deri në përfundim të aksionit të IKMT-së për shembjen e disa objekteve, që do t’i hapin rrugë projektit të ri.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura