Situata pas tërmetit në Durrës, 33 banesa të prishura. Nëse në pallat inspektorët ju kanë vënë shenjën me ngjyrën jeshile…

Dec 7, 2019 | 12:49
SHPËRNDAJE

Zëvendësministrja e Brendshme, Rovena Vodo, duke bërë bilancin e objekteve të inspektuara, tha se në Qarkun e Durrësit janë verifikuar 5171 objekte deri pasditen e kësaj së premteje.

Banesat ne Durres pas goditjeve te termetit (5)

Në fjalën e saj, Vodo shpjegoi edhe sinjalistikën për shkallën e vlerësimit të dëmeve. Sipas saj, nëse objekti shënjohet me ngjyrë të gjelbër, ka dëmtime të lehta; nëse shënjohet me të verdhë, ka dëmtime mesatare dhe me ngjyrë të kuqe, banorët duhet të evakuohen.

“Kërkoj vëmendjen tuaj për një sqarim lidhur me sinjalistikën për shkallët e vlerësimit të dëmit në banesa nga grupet e inspektim-vlerësimit në terren: Ngjyra e gjelbër tregon se objekti ka dëmtime të lehta dhe është i banueshëm. Ngjyra e verdhë tregon se objekti ka dëmtime mesatare dhe nuk është i banueshëm derisa të riparohet. Ngjyra e kuqe tregon se objekti është në rrezik dhe se banorët duhet të evakuohen”, tha Voda.Termneti-godinat-durres-pasojat-tmerr (18)

INSPEKTIMI

Në total, në Durrës janë prishur 33 objekte, nga 5171 të inspektuara. Konkretisht, në Durrës janë shpallur 406 banesa të pabanueshme, në Krujë 819 dhe në Shijak 901. “Bashkia Durrës, 1267 objekte të inspektuara, 406 të pabanueshme, 70 për t’u prishur. Bashkia Krujë, 2267 objekte të inspektuara, 819 të pabanueshme, 22 për t’u prishur. Bashkia Shijak, 1637 objekte të inspektuara, 901 të pabanueshme, 325 për t’u prishur”, njoftoi Vodo.

AKOMODIMI

Gjithashtu, zëvendësministrja bëri të ditur se thirrjes së Kryeministrit ndaj firmave të ndërtimit për rikonstruktimin e objekteve të ndërtuara vetë, u janë përgjigjur 14 biznese. Vodo bëri edhe një bilanc të personave që janë akomoduar në hotele.

“Deri ditën e djeshme janë 14 biznese, firma private, që kanë shprehur gatishmërinë për të filluar me riparimin e godinave që janë ndërtuar prej tyre. Gjithashtu, po punohet për të siguruar që rreth 4000 qytetarët e akomoduar në strukturat hoteliere, t’u garantohen të gjitha shërbimet e nevojshme. Konkretisht, pranë hoteleve janë evidentuar 679 persona nën moshën 18, prej të cilëve 204 fëmijë 0-5 vjeç. Gjithashtu, janë 454 pensionistë, 620 që vuajnë nga sëmundje kronike dhe 177 persona me aftësi ndryshe”, njoftoi dje zëvendësministrja e Brendshme, Rovena Vodo.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura