Situata me Covid-19/ MSH: Një humbje jete në 24 orët e fundit, ja sa persona rezultuan pozitivë me virusin

Mar 8, 2023 | 19:18
SHPËRNDAJE

Ministria e Shëndetësisë ka bërë bilancin rreth situatës së Covid-19 në vend, ku mësohet se një person ka humbur jetën, ndërsa 16 qytetarë kanë rezultuar pozitivë në 24 orët e fundit.

SPITALI COVID 1 - Ambulanca dhe infermiere prane Sherbimit Infektiv ne Qendren Spitalore Universitare Nene Tereza, QSUT, i cili eshte kthyer ne karantine, dhe ka marre emrin Spitali COVID 1./r/n/r/nCOVID 1 HOSPITAL - Ambulances near Mother Teresa University Hospital Center, QSUT, which is turned into quarantine and received the name COVID 1. Coronavirus figures have increased significantly day by day.

Njoftimi i plotë:

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 310 testime,  ka 16 qytetarë të infektuar,  ka 1 humbje jete dhe 16 të shëruar në 24 orët e fundit

8 Mars 2023 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 310 testime, nga të cilët 16 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID19.

12 në Tiranë, nga 1 qytetarë në Fier, Roskovec, Vlorë, Korçë

Janë 156 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 6 pacientë. Në 24 orët e fundit  ka humbje jete me SarsCov2, një qytetar nga Tirana, 80 vjeç.

Janë shëruar 16 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,852 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 8 Mars 2023)

Raste të reja ditore               16

Të shëruar në 24 orë            16

Të shtruar në spitale             6

Humbje jete në 24 orë           1

Testime ditore                       310

Testime totale                   2,042,781

Raste pozitive                      333,608

Raste të shëruara                  329,852

Raste Aktive                             156

Humbje jete                              3,600

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                      140

Fier                           8

Vlorë                         6

Durrës.                      3

Shkodër.                    1

Elbasan.                     1

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura