Situata me Covid-19/ MSH: Asnjë humbje jete në 24 orët e fundit, ja sa qytetarë rezultuan pozitivë

Feb 22, 2023 | 17:23
SHPËRNDAJE

Ministria e Shëndetësisë ka bërë bilancin e situatës me Covid-19 në 24 orët e fundit ku mësohet se nuk është regjistruar asnjë humbje jete, ndërsa kanë rezultuar pozitivë 25 qytetarë.

1592160713_infektiviurgjenca

Njoftimi i plotë:

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 459 testime,  ka 25 qytetarë të infektuar, nuk ka humbje jete dhe 12 të shëruar në 24 orët e fundit

22 Shkurt 2023 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 459 testime, nga të cilët 25 qytetarë ka rezultuar pozitivë me COVID19, në Bashkitë:

16 në Tiranë, nga 2 qytetarë në Lezhë, Fier, Dimal, nga 1 qytetarë në Shkodër, Lushnje, Vlorë.

Janë 158 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 7 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 12 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,690 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 22 Shkurt 2023)

Raste të reja ditore               25

Të shëruar në 24 orë            12

Të shtruar në spitale             7

Humbje jete në 24 orë           0

Testime ditore                       459

Testime totale                   2,038,241

Raste pozitive                      333,446

Raste të shëruara                  329,690

Raste Aktive                             158

Humbje jete                              3,598

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                      130

Fier                           10

Shkodër.                    7

Berat.                        5

Vlorë                         3

Lezhë.                       2

Korçë.                        1

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura