Situata kriminale, Bregu për Panorama TV: Nga 20 vrasje, 18 nuk janë zbardhur! Kjo është një simbiozë që i kthehet krimit. Beci: Për sulmin në TCH janë gjetur prova ADN-je dhe…

Mar 29, 2023 | 22:30
SHPËRNDAJE

Gazetari Sokol Bregu është shprehur se nga 20 vrasje të kryera në vend gjatë ditëve të fundit, 18 nuk janë zbardhur.

hftsj

Komentet Bregu i bëri teksa ishte i ftuar në emisionin “Log”. në Panorama TV, ku tha se moszbardhja e ngjarjeve kriminale është një simbiozë që i kthehet krimit.

Nga ana tjetër ish-kreu i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Eugen Beci, është shprehur se lidhur me sulmin në Top Channel policia ka gjetur gjurmë të vlefshme ADN-je dhe gjurmë gishtash.

Pjesë nga biseda në studio:

Bregu: Nëse në 20 vrasje, 18 nuk janë identifikuar, kjo është një simbiozë që i kthehet krimit.

Beci: Vendi i ngjarjes është shumë kompleks. Në vendngjarje konstatohet se kemi të shtëna me armë zjarri përtej rrethimit të jashtëm dhe do të përcaktohet distanca dhe mënyra e qitjes. Për të përcaktuar drejtimin e qitjes. Policia ka pasur kohën e mjaftueshme për të përcaktuar itinerarin që ka ndjekur mjeti. Unë e pashë vendin e ngjarjes, por refuzoj të jap përgjigje kategorike. Për shkak të këtyre ekspertimeve dhe provave të gjetura në vendin e ngjarjes, janë gjetur disa gjurmë të vlefshme, AND-je dhe gjurmë gishti. Bie dakord pjesërisht me zotin Bregu se identifikimi i autorëve është i rëndësishëm, por në rastin konkret e rëndësishme është edhe zbulimi i motiveve. Që njerëzit të mos guxojnë kurrë ndaj medias, duhen gjetur kush janë autorët, kush janë nxitësit dhe organizatorët. Nëse këta nuk gjenden, mbetemi vetëm te 2 persona që janë autorët. Jam dakord te fuqia parandaluese.

Bregu: Media mund të ta sjellë paraqitjen e Shqipërsë përmes linjave editorial. BBC ka pasur një kujdes për të mos prekur familjen mbretërore. Jemi përballë një absurditeti. Në mënyrën sesi e shpjegoi zoti Nako se çfarë do të thotë siguri.

Beci: Në ngjarje të tilla organet ligjzbatuese duhet të dalin me veprime konkrete. Qeveria del me VKM. KLP thotë po, kam detyruar në bazë të ligjit drejtuesin e prokurorisë që të kryejë hetime.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura