Situata e tensionuar në veri të Kosovës, Varhelyi mesazh Serbisë dhe Kosovës: Zbusni tensionet dhe kthejuni dialogut

Sep 22, 2021 | 11:27
SHPËRNDAJE

Komisioneri i BE-së për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, ka reaguar përmes një postimi në “Twitter”, në lidhje me situatën e tensionuar në veri të Kosovës për shkak të vendosjes së reciproctetit të targave të makinave nga Prishtina zyrtare.

Hearing of Oliver VÁRHELYI , Commissioner-designate, Neigbourhood and Enlargement - Arrival - Opening statement - Q&A session
Hearing of Oliver VÁRHELYI , Commissioner-designate, Neigbourhood and Enlargement – Arrival – Opening statement – Q&A session

Varhelyi në mesazhin e tij i drejtohet liderve politik të dy vendeve respektive që të jenë të vetëpëmbajtur dhe të zbusin tensionet.

Gjithashtu ai e vë theksin dhe tek rikthimi i dialogut në mënyrë që të sigurohet lëvizja e lirë e njerëzve.

“Serbia dhe Kosova, është imperativ të ushtroni përmbajtje dhe të zvogëloni tensionet, t’i ktheheni dialogut dhe të siguroni lirinë e lëvizjes pa vonesë. Veprimet e njëanshme nuk janë kurrë zgjidhje. Ato çojnë vetëm në tensione të panevojshme dhe duhet të tërhiqen”, shkruan Varhelyi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura