Siria, Asad: Do ta respektojmë marrëveshjen për armët kimike

Sep 30, 2013 | 12:33
SHPËRNDAJE

Presidenti sirian, Bashar Al Asad, në një intervistë për televizionin italian, “RaiNews24”, tha se Siria do t’i respektojë marrëveshjet e nënshkruara për armët kimike. “Kishim arritur marrëveshje për armët kimike përpara aprovimit të rezolutës së OKB-së, dhe ato do të respektohen”, tha Asad duke iu referuar eliminimit të arsenalit kimik në vendin e tij. Asad ka deklaruar gjatë intervistës se është shumë i hapur për të mbajtur zgjedhje të lira në vend, por “më parë duhen përzënë terroristët dhe të ndërpritet dërgimi i armëve dhe mbështetja logjistike që bëhet nga jashtë vendit. Pas kësaj, e vetmja rrugë është ajo e zgjedhjeve dhe unë do të bindem. Nuk ka alternativa”, tha Asad. I pyetur për afrimin e Presidentit të Iranit, aleati më i ngushtë i Sirisë në rajon, me atë amerikan, Asad e vlerësoi si zhvillim pozitiv. Besoj se “nëse SHBA janë të sinqerta do të ketë rezultate pozitive, jo vetëm për krizën në Siri, por për problemet në të gjithë rajonin”, theksoi Asad.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura