“Sigurohuni që të largoheni përpara asaj dite”, ambasada e SHBA njoftim për vizat turistike: Kontrolloni pasaportën

Nov 14, 2019 | 9:33
SHPËRNDAJE

75456677_10156817461775838_6532424530256723968_o

Ambasada amerikane në Tiranë ju sugjeron te jeni te vemendshem ne daten qe shenon oficeri ne piken e hyrjes kur udhetoni me vize turistike.

“Kur udhëtoni me vizën turistike, oficeri në pikën e hyrjes vendos se sa kohë mund të qëndroni në Shtetet e Bashkuara.

Pasi oficeri ju lejon të hyni në SH.B.A., ata vendosin një vulë në pasaportën tuaj me datën që ju kërkohet të largoheni nga Shtetet e Bashkuara.

Sigurohuni që të largoheni përpara asaj dite!”, shkruan ne FB ambasada e cila ju fton qe nëse keni pyetje të tjera për vizat, Ana eshte e hapur për t’ju përgjigjur.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura