Siguria kombëtare dhe lufta kundër terrorizmit, Xhafaj takime në DASH, FBI dhe DEA

Mar 22, 2018 | 16:25
SHPËRNDAJE

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka komentuar në twitter takimet e rëndësishme që po zhvillon në SHBA.

“Në Uashington për një vizitë zyrtare. Së bashku me mua edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë dhe një ekip nga MB e Policia e Shtetit. Të ftuar nga kolegët dhe miqtë tanë amerikane. Një axhendë e ngjeshur takimesh në Departamentin e Shtetit, Kongres, FBI e DEA etj.

Në Kongres fillimisht në një takim shumë konstruktiv me kongresmenin Robert B. Anderholt dhe më pas një takim me një tjetër mik të Shqipërisë, kongresmenin Steve King. Vlerësime dhe mbështetje e fortë prej tyre për “reformat impresionuese të qeverisë në fushën e drejtësisë dhe sigurisë”.

Dje në një darkë pune me disa personalitete të njohur për përvojën e tyre si ligjvënës, në fushën e sigurisë dhe diplomacisë, miq e mbështetës në vite të Shqipërisë. Një diskutim shumë interesant për sfidat aktuale në fushën e sigurisë kombëtare dhe luftën kundër terrorizmit.

ac6d70bd-a81f-454c-832e-052a9157d1fe c11d7702-40ef-446a-8a4b-6263f9486fad be45cd58-944b-4c7d-83d4-57a352b8bce5 646734f9-6a7b-43ed-bb9f-1fd847c7cdd1

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura