Si të parashikoni nëse martesa juaj do përfundojë në divorc? (TEST)

Feb 27, 2015 | 14:39
SHPËRNDAJE

Sipas një studimi të publikuar në “Daily Online” tashmë mund të parashikosh nëse do kesh një divorc të mundshëm me partnerin në të ardhmen ose jo.

Sipas John Gottman, një studiuesi në US Gotmann Institute, me anë të disa pyetjeve “kyçe” dhe duke ditur marrëdhënien mes çiftit në fillimet e martesës, mund të zbulohet kohëzgjatja dhe nëse ata do i shkojnë deri në fund marrëdhënies së tyre.

 Ai ka studiuar 79 çifte për 14 vjet.

Ai ka parashikuar saktë 93 përqind të çifteve që do divorcoheshin.

Gottman tregon se parashikim i tij ishte bazuar tërësisht në identifikimin e atyre çifteve të cilët treguan “përbuzjen” për partnerin e tyre.

Çiftet përbuzës treguan gjithashtu sjelljet e tjera të rëndësishme negative – si kritikimi ndaj njëri-tjetrit, kundërshtimi (kjo do të thotë se çiftet që “zihen” dhe tregojnë të metat njëri-tjetrit janë më të predispozuar të rrinë bashkë).

Nëse je optimist për partnerin dhe e mbivlerëson atë, atëherë martesa juaj është në rrezik.

Cilat janë dy pyetje që parashikojnë divorcin?

Pyetje e parë: Në një shkallë nga një deri në pesë, duke vendosur pesë gjërat më të mira dhe më këqija, si mendoni si do jetë niveli juaj i lumturisë nëse ju dhe partneri juaj do jeni të ndarë?

Pyetja e dytë: Si mendoni se do jetë niveli i lumturisë së partnerit tuaj nëse ju dhe ai do jeni të ndarë, a do ndryshonte nga i juaji (duke përdorur të njëjtën shkallë)?

Pyetja e parë tregon se si ndiheni ju, por më e vështira është të kuptoni thellë brenda vetes se si ndihet ai. Nëse ju stepeni dhe nuk njihni mirë partnerin atëherë martesa juaj nuk është në rrugën e duhur.

Nëse kaloni mirë këto pyetje për të qënë të sigurtë ndiqni edhe këto 4 teste të tjera.

Të jesh “boss”

Nëse në marrëdhënien tuaj ka një “pronar” dhe një vartës atëherë asgjë nuk do funksionojë mirë. Njëri nga ju do të jetw i palumtur.

Të presësh shumë nga partneri

Mos u tregoni shumë optimistë dhe të prisni shumë nga martesa, në fund do të ndiheni shumë të zhgënjyer.

Të vendosësh partnerin në piedestal

Nuk duhet të sforcosh marrëdhënien me idetë e perfeksionit. Nëse ju vini piedestale dhe perfeksion do krijoni pasiguri dhe do kapeni shumë pas të metave të njëri-tjetrit që mund të jenë shumë normale.

Analizim i tepërt i marrëdhënies

Të bësh gjatë gjithë kohës pyetje si ‘A ka dashuri të mjaftueshme/si po sillemi/ku gabojmë/’ do iu bëjë nervozë dhe nuk do merreni me atë që ka rëndësi për të dy. Kjo mund të humbë besimin te njëri-tjetri. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura