“Si ta njohim Kosovën kur nuk e kanë njohur pesë shtete të BE-së?”

Apr 12, 2018 | 16:48
SHPËRNDAJE

Njëra nga temat e bisedave të nesërme të kancelares gjermane, Angela Merkel, dhe kryetarit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me siguri do të jetë edhe Kosova dhe besoj se njohja e Kosovës nuk vjen në konsiderim, thotë shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq

ko_1523537359-4582460

“Mendoj se të gjithë e kanë të qartë, e edhe Vuçiqi do ta thotë qartë, sado që nuk mund të flas në emër të tij se nuk vjen në konsiderim njohja e pavarësisë së Kosovës. Kjo nuk është korrekte jo vetëm ndaj çështjes shumë të rëndësishme shtetërore, por do të ishte në kundërshtim edhe me qëndrimin e disa vendeve që janë në anën e Serbisë si Spanja, Greqia e vende të tjera”, ka thënë Daçiq për RTS, transmeton Koha.net.

Sipas fjalëve të tij Prishtina dëshiron biseda për zgjidhjen e përhershme, sepse mendon se ajo zgjidhje tashmë është arritur ashtu si mendojnë edhe shumë vende perëndimore që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës që dhe duan ta detyrojnë Serbinë që ta njohë Kosovën.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura