“Si në Guantanamo…”- I dënuari përfiton nga amnistia penale dhe habit me deklaratën: Po më pret Koka e Bllako, do merrem me inceneratorët

Apr 24, 2024 | 13:55
SHPËRNDAJE

55 persona kanë lenë sot qelitë e burgut të Drenovës dhe 73 të tjerë do të përfitojnë ulje të dënimit nga amnistia penale. 

Nga amnistia kanë përfituar burgosurit burra të cilëve u ka mbetur më pak se 4 vite nga përfundimi i dënimit, por edhe të burgosurit burra mbi 60 vjeç.

Një prej të burgosurve që përfitoi nga amnistia foli per kushte jo te mira, duke e krahasuar burgun ku ai ndodhej me ate te Guantanamos.

“Unë përfitova një vit e 4 muaj. Na e bënë borxh, dë kishim dy vjet më parë na lanë këtu. Isha dënuar për drogë, për hashash. Bëra 4 vjet”, tha i dënuari.

I pyetur si kanë qenë kushtet, i dënuari tha: Në ditë të hallit, si në Guantanamo. Këtu duhet të hyjnë ata që na kanë futur jo ne.

Cfarë do bësh?

I dënuari: Do merrem me inceneratorët, si kyrministri

Ka ardhur të të presë dikush?

I dënuari: Po po ka ardhur Bllako dhe Koka

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura