Si mund merret licenca për kriptovalutat? Kreu i AMF tregon rrugën: Ligji parashikon përfshirjen e 4 institucioneve, faza e parë është…

May 10, 2022 | 11:35
SHPËRNDAJE

Kreu i Autoritetet të Mbikëqyrjes Fiananciare, Ervin Mete ka treguar mënyrë si mund të merret licenca për kriptovaluta. Në Komisionin e Ekonomisë ai u shpreh se deri tani nuk ka asnjë aplikim pranë autoritetit, por u shpreh se faza e parë është miratimi i një agjenti.

kriptovalutabitcoin

“Në këtë fushë nuk ka asnjë aplikim pranë autoritetet. Arkitekturat e atij ligji është e tillë që së pari duhet të ngrihen agjentë të  teknologjkisë të regjistrave të shpërndarë dhe pastaj licencat kryesore që jepen janë bursa të tre kategorive a, b, c për shkëmbim të kriptoaseteve deri në ato që mund të bëjnë këmbimin me para fizike. Nuk ka asnjë aplikim në këtë fushë.

Pyetje: Është gati Autoriteti për t’i dhënë licencën?

Mete: Për agjentë po. Ligji parashikon përfshirjen e 4 institucioneve, AMF, AKSHI, Drejtoria e Parandalimit të Parave dhe BSH.

Ne bëjmë shqyrtimin nga ana financiare, AKSH bën ana e sigurisë dhe licencimit. Si fazë ë parë duhet të miratohen agjentet, përmes tyre vjen aplikimi për bursa.

Termi agjent është një kompani apo subjekt. Duhet të bëjnë auditim dhe mbajnë përgjegjësi për aplikimin në raport me autoritetin. Këta janë ata të parët që bëjnë tregun. Këta të parët në treg mund të paraqesin aplikim.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura