“Si ia mori Bleona, 2 metra femër, këngën mikes së saj në festivalin e RTSH”

Aug 4, 2015 | 8:17
SHPËRNDAJE

Mimoza Reka është dëshmitare edhe e një skene, që do t’i ndryshonte jetën Bleona Qeretit dhe do ta bënte një herë e mirë personazh publik.

Ajo ka bërë prova për të marrë një këngë në garë me një shoqen e saj, por ka fituar e bukura dhe jo e talentuara.

Bleona Qereti
Bleona Qereti

“Kompozitori Edmond Zhulali po përgatiste një këngë. Rastisa aty kur erdhi Bleona bashkë me një mike të saj. Po i dëgjoja të këndonin të dyja. Bleona po stononte shumë, ndërsa ajo tjetra kishte talent dhe i ecte zëri. Si përfundim, kur erdhi festivali, pashë që mikja me zë të bukur nuk e kishte marrë dot këngën. Në skenë u shfaq Bleona, dy metra femër që për trup e për bukuri nuk ke çfarë t’i shash. Sa për këngë… nejse”, rrëfen Mimoza.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura