“Si e njoh unë Xhesikën, ka punuar rrugëve të Italisë dhe kishte pamje burri”

Mar 12, 2016 | 11:36
SHPËRNDAJE

Propozimi i një deputeti të Kuvendit të Shqipërisë, duke i ofruar shuma marramendëse këngëtares Xhesika Ndoj në këmbim të seksit, bëri xhiron e mediave dhe rrjeteve sociale. Kjo deklaratë i dha famën e dëshiruar këngëtares, së cilës iu shtuan ofertat për koncerte jashtë vendit.

Por në këtë rrëfim ka pasur shumë zëra kundër, duke e cilësuar thjesht një trillim nga ana e saj për të marrë pak vëmendje. Përveç Valer Kolnikajt, ka qenë edhe Katerina Shkëmbi e “Big Brother 7” që i ka cilësuar mashtrime këto deklarata të saj, për faktin se kanë qenë dikur mikesha dhe ia njeh mirë sekretet e jetës private.

12799202_1693541914232386_7454645965780820578_n

22-vjeçarja i cilëson manovra, propozimet nga deputetë për Xhesikën dhe rrëfen çfarë di për të…

Pas Valer Kolnikaj, ti ishe personi i dytë që dole kundër Xhesika Ndojt, duke e konsideruar gënjeshtër historinë e saj me deputetin. Kaq shumë mikesha keni qenë duke marrë për bazë rrëfimin e saj tek “Oktapod” për ty?

Po, e vërtetë që Xhesika Ndoji më ka përmendur në emisionin “Oktapod” të Turjan Hyskës, duke më ofenduar dhe njollosur emrin tim pa të drejtë. Ajo më përmendi mua dhe Valer Kolnikajn, pasi e kemi komentuar në rrjetet sociale pas deklaratës me deputetin. Kam qenë në shtëpinë e saj bashkë me një shoqe tjetër, që ka jetuar me të në Napoli dhe më pas kemi dalë për t’u argëtuar në disko pas “Big Brother”, sepse Xhesika donte famë nga unë. Nga çfarë e njoh, mund të them se ajo është thjesht një prostitutë me patentë, që mund të shpifë dhe shesë çdo gjë për t’u bërë e famshme. Po i them më mirë mos të ma përmendë më emrin se do të ketë probleme të rënda e do t’i shkatërrohet komplet imazhi fals që ka krijuar. Çdo gjë që ajo thotë është gënjeshtër. Kështu që, meqë e njoh shumë mirë, dua t’ia bëj të qartë se kush është Xhesika Ndoji e vërtetë.

Si e ke njohur dhe çfarë ke mësuar për të gjatë periudhës që frekuentoheshit?

Xhesikën e kam njohur kur dola nga “Big Brother”. Në atë kohë ma prezantoi Ardit Çelepija. Duke qenë se atëherë ishte një person që nuk e njihte askush, mundohej të rrinte pranë meje dhe Arditit, me qëllimin që të merrte pak, për interesin e saj gjithmonë. Edhe për mua dhe Arditin ka qenë xheloze. Madje jemi grindur me Arditin një herë, sepse i thosha se nuk më pëlqente si vajzë dhe tipi i saj, por ndoshta atij do t’i ketë pëlqyer diku tjetër. Në fund i vura vizën, pasi e njoha mirë kush ishte.

Pse, çfarë di për të shkuarën e saj?

Xhesika ka punuar rrugëve të Italisë, aty ku ka jetuar. Jetën personale ia njoh mirë, po nuk dua t’ia prish imazhin familjar, sepse është nënë dhe të paktën për vajzën e saj më vjen keq, që ka një mami të tillë.

Për lidhjet e saj intime ke qenë e informuar?

Biznesmenin nga Tetova e ka pasur vërtet të dashurin kryesor. Këto intimitete të saj i di me siguri, sepse Xhesika dikur ka pasur idnë e iphone-it tim, që ma përdori për një kohë të gjatë dhe çdo foto që bënte kalonte dhe në telefonin tim. Di të them që kishte foto nudo nga më të ndryshmet dhe me persona të ndryshëm, jo vetëm me biznesmenin nga Tetova, por me shumë e shumë të tjerë. Mes tyre dhe fotot e fundit me Xhulion, ish-të dashurin e Lorit të “Big Brother”.

Kush kanë qenë personat e tjerë publikë me të cilët ajo ka pasur histori?

Me biznesmenë të ndryshëm që Xhesika i mban ende për interes. Dhe ftesat për koncerte jashtë vendit i merr për faktin se kudo e ka nga një të dashur.

katerina shkembi

Në fakt, ajo bëri scoop me lajmin se një deputet i kishte ofruar para në shkëmbim të seksit. Je në dijeni se kush mund të jetë ai?

Nga deputetë dhe ministra ju them me bindje që s’ka pasur kurrë oferta. Këto gjëra i trillon vetë për të marrë famë, se nuk posedon asnjë talent tjetër. Sa për këngëtare, vetëm e tillë s’mund të quhet. Të gjithë e dimë që ajo nuk këndon me zë, por me prapanicë dhe me zogun që ka para. Të mos flasim për bukuri që është komplet false dhe e bërë me ndërhyrje. Dikur ka qenë si burrë, tani është bërë si transeksual. Vetëm femër e bukur që s’mund të quhet.

Ju kalonit kohë bashkë siç e the dhe vetë, çfarë ndodhi që e prishët miqësinë?

Që kur kuptova kush ishte Xhesika, vendosa të shkëputesha nga shoqëria e saj përfundimisht. Hera e fundit që e kam takuar ka qenë te premiera e filmit “Drejt fundit”, ku unë mora pjesë si aktore. Edhe aty u mundua të më afrohej për të marrë vëmendje, po u largua se nuk ia vara. Femra si puna e Xhesikës, që të kujtojnë bukën pasi të kanë ftuar vetë në shtë- pi, janë njerëzit me nivelin më 0 që mund të ekzistojnë, për mendimin tim. Në shtëpinë time kanë fjetur Blero, Kika, Kristi i “BB” e shumë e shumë të tjerë. I kam respektuar me çdo gjë dhe kurrë s’u kam kujtuar bukën.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura