Si do vendosë Kuvendi për dekretin e Metës? Balla e shpjegon, paralajmëron dhe ligj për kompetencat e Presidentit: Si në rastet kur merr foltoren dhe…

Mar 4, 2020 | 11:33
SHPËRNDAJE

taulant-balla433-770x376

Presidenti Ilir Meta firmosi më 2 mars në manifestimin me popullin, dekretin për kthimin në Kuvend të ligjit për betimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, që i merr kompetencat kreut të shtetit.

Për këtë dekret, kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla sqaroi se Parlamenti do ta shqyrtojë, por i pyetur nëse Komisioni do dalë me vendim para apo pas 15 marsit, ditë për të cilën Meta ka paralajmëruar se do kërkojë shpërndarjen e Parlamentit, Balla tha se do respektohen procedurat.

Do konsumoni afatin 4 javor për dekretin e presidentiti apo do e publikoni para 15 marsit?

Ka procedurë Kuvendi, në datën 5 njoftohet, prej atij momenti hyn në kalendar, që është 3 javor, shpresoj që komisioni i cështjeve ligjore të marrë kohën e nevojshme për ta shqyrtuar, e besoj që në mos në seancën e datës 19 mars, në seancën tjetër pasardhëse ai të jetë gati.

Unë nuk flas për “besëlike” në asnjë moment, unë flas për procedurë parlamentare. Ne kemi mbështetur një projektligj që është i bazuar edhe në opinionet e Komisionit të Venecias që është institicion i gjithëpranuar për këshillimin që jep sa i përket cështjeve të një shteti me kushtetutën e vet, në këtë kuptim, Komisioni i Venecias e ka të qartë opinionin e vet për mekanizmat zhbllokues.

Rasti për Ukrainën është i plotë dhe shterues, për cdo lloj paqartësia ka pasur konsultim tjetër dhe nga komisioni raporti paraprak do jetë gati brenda kësaj jave, në javën pasardhëse, s’do ketë takim në Venecia por komunikim përmes botës dixhitale. Besoj që brenda Sulltan Novruzit do kemi raportin“.

Ndërsa nënvizoi se ka ardhur koha për një ligj që rregullon edhe kompetencat e Presidentit të Republikës.

Ka ardhur koha, që jemi të vonuar, madje shumë të vonuar për të rregulluar funksionin edhe organizimin edhe të presidentit me një ligj që sic e ka cdo vend duhet të kemi dhe ne një ligj që duhet të parashikojë rastet kur Presidenti merr foltoren dhe e përdor atë për një garë të brendshme me opozitën.

Kjo që po ndodh s’ka të bëjë aspak me një marrëdhënie normale të insititucionit të presidentit dhe Kuvendit, por me një garë të brendshme brenda opozitësd ku eshtë celur një sezon, një garë për lidershpin, pasi të mbarojë ky proces do dimë kush është kryetari i ri i opozitës“.

Balla komentoi edhe manifestimin e 2 marsit duke thënë se “nuk kam asnjë lloj emocioni”.

S’kam asnjë koment se unë si organizator i vjetër i shumë protestave e takimeve elektorale të PS më duket normale të mbledhësh ato pak anëtarë partie që kanë mbetur nga falimentimi i SHPK sic thoshte Basha“.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura