Shumë zhurmë, por asnjë skuadër. Baloteli firmos me ekipin e “ri”

Aug 21, 2018 | 9:23
SHPËRNDAJE

Nuk ka më dilema, Mario Baloteli do të qëndrojë te Nisa. Lajmi është bërë publik nga vetë klubi francez në faqen zyrtare, i cili ka bindur italianin që të qëndrojë te kuqezinjtë.

Baloteli Nise

Të shumta ishin skuadrat e interesuara për “Super Marion”, por në fund ai zgjodhi të rinovonte. Mesa duket asnjëra nuk ka qenë aq serioze, sa ta bindte sulmuesin për tu larguar.

Nisa me të drejtë feston, sepse e ka nisur shumë keq sezonin dhe ka humbur titullarë pa fund, ndaj rinovimi me Balotelin është lajm perfekt. Sulmuesi nuk u ngut për rinovimin, sepse ishte i pezulluar për 3 ndeshjet e para të kampionatit.

baloteli

Sfidën e radhës skuadra kuqezi do e luajë ndaj Dizhonit, ndërsa Baloteli do të debutojë në këtë sezon ndaj Lionit të transfertë. Trajneri Patrik Viera do të ketë një alternativë tepër cilësore në repartin e sulmit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura