“Shumë qeveri janë larguar dhe largohen me forcë”- Salianji: Në kafene nuk vjen ndryshimi. Betejat për liri, përherë kanë pasur sakrifica sublime

Nov 18, 2019 | 22:10
SHPËRNDAJE

Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji tha se shumë qeveri janë larguar dhe largohen me forcë.

I ftuar në emisionin “5 pyetje nga Babaramo”, Salianji u shpreh se ndryshimi nuk vjen në kafene dhe se betejat për liri “përherë kanë kërkuar sakrifica sublime”.

salianji

Shumë qeveri janë larguar me forcë, me forcën e popullit që i ka zgjedhur, opozitat zgjidhen dhe vijnë ne qeveri  me votë, askush nuk vjen në pushtet me dhunë por shumë qeveri janë larguar dhe largohen me forcë. Lufta ndaj autokracive, oligarkive dhe betejat për liri përherë kanë pasur sakrifica sublime, në kafene nuk te vjen ndryshimi, duhet te dalësh te përballesh për jetën. Ky është mendimi im, situata në Shqipëri është shumë shumë e keqe, ekonomia është mizerje, qytetaret po shpërthejnë! Mijëra të larguar, mijëra të dorëzuar, mijëra të zhgënjyer….” tha Salianji tek Babaramo

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura