‘Shullazi’/ Gjykata pranon kërkesën për ballafaqim, për kërcënimet e Ylvi Beqajt

Nov 21, 2017 | 13:22
SHPËRNDAJE

Gjykata ka pranuar sot kërkesën e organit te akuzes për ballafaqimin e Ylvi Beqajt me truprojen si dhe Besnik Musait dhe noteres Aida Spahiu, per te vertetuar kercenimin e Ylvi Beqjas.

shullazi-seance

Ylvi Beqja ka thene se eshte kercenuar nga Shullazi dhe keto deklarata jane konfirmuar edhe nga Besnik Musai.

Ballafaqimet mes noterëve e dëshmitareve të mbrojtur do te behen për të hedhur dritë mbi kontratën e hotel Vollgës.

Diten e sotme ne seance ka pasur debat mes palëve për kërkesen e Prokurorisë, e cila kerkoi leximin e deklarimeve të Jani Zakës.

Organi i akuzes pretendon se ka 2 deklarime të Jani Zakës, më 3 shkurt 2016 dhe 25 qershror 2016.

Sipas sistemit TIMS, Jani Zaka rezulton të jetë larguar nga Shqipëria, ai ka dalë në 8 shkurt e s’është kthyer.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura