Shuhet familja shqiptare në Kanada, 3 femra vdesin në aksident

Jun 28, 2016 | 15:06
SHPËRNDAJE

Tre pjesëtare të një familjeje shqiptare kanë humbur jetën në një aksident tragjik në Kanada mbrëmjen e së Premtes.

Xhemile Vokshi 55 vjeçe, vajza e saj Valbona Vokshi 35 vjeçe dhe mbesa Isabela Kuci 5 vjeçe, si dhe një 27-vjeçare kanadeze, janë viktimat e shënuar nga ky aksident i rëndë.

Screenshot_8-32

Mediat e huaja raportojnë se në aksident janë përfshirë disa makina, në njërën prej të cilave ndodhej edhe motra e Valbonës me djalin e saj, por për fat kanë shpëtuar pa lëndime serioze. Mësohet se mbrëmjen e tragjedisë Valbona, e cila ishte duke i dhënë makinës, po kthehej së bashku me familjen nga një kënd lojërash.

Policia po heton ende mbi shkaqet e kësaj ngjarjeje dhe deri më tani pista kryesore mbete ajo e gabimit të njërit prej shoferëve që është përfshirë në aksident.

highway-crash.jpg.size_.custom.crop_.801x650

Ndërkohë disa nga miqtë e kësaj familjeje kanë nisur të mbledhin ndihma ekonomike për t’u ardhur në ndihmë. Sipas tabloidit britanik ‘Thestar.com’, shkruhet se Valbona kishte emigruar në Kanada para 15 vitesh dhe jetonte së bashku me familjen e saj.

pics-family.jpg.size.custom.crop.1086x547

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura