Shtohen shtrimet dhe viktimat, Ministria flet për trendin e koronavirusit në vend: Prezenca e rasteve, e lidhur direkt me…

Jul 6, 2020 | 11:02
SHPËRNDAJE

“Trendi i shtuar i rasteve të konfirmuara me Covid-19 ka vijuar dhe gjatë javës që lamë pas, por njëkohësisht epidemia ka paraqitur një numër më të lartë të rasteve që janë hospitalizuar dhe të rasteve që kanë humbur jetën”.mjeke te infektivi tampon

Keshtu ka deklaruar sot Ministria e Shendetesise, ne deklaraten e sotme per mediat, ku ka dhene detajet e situates me te fundit te koronavirusit ne vend.

Dr. Eugena Tomini, nga Instituti i Shëndetit Publik ka theksuar se “Është vënë re një numër më i lartë i testimeve por përqindja e pozitivitetit është reflektuar me një nivel qëndrueshmërie pothuaj të njëjtë gjatë gjithë javës”.

Sipas saj, “Prezenca e rasteve me COVID19 është e lidhur në mënyrë të drejtëpërdrejtë me vetëndërgjegjësimin dhe zbatimin në mënyrë rigoroze të protokolleve higjieno sanitare të sigurisë”.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 45 qytetarë, duke e çuar në 1702 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Në vendin tonë aktualisht janë 1183 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 453
Durrës 213
Shkodër 168
Vlorë 116
Lezhë 64
Fier 48
Korçë 31
Kukës 25
Elbasan 24
Berat 16
Gjirokastër 15
Dibër 10

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura