Shtetet e Bashkuara të Amerikës lëshojnë pasaportën e parë me gjini asnjanëse

Oct 27, 2021 | 19:05
SHPËRNDAJE

Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar se kanë lëshuar pasaportën e parë “X” për një person që nuk e njeh veten në zgjedhjen tradicionale “mashkull” ose “femër”.

pasaporta amerikane

“Departamenti i Shtetit ka shtuar një shenjë X për të gjithë ata që nuk mund të identifikohen brenda kritereve gjinore të propozuara deri më tani”, tha zëdhënësi i Biden, Ned Price.

Më tej Price u shpreh se mundësia e re do t’u ofrohet të gjithë aplikantëve për lëshimin e pasaportave nga fillimi i vitit 2022.

Ai vuri në në dukje angazhimin e diplomacisë amerikane për “promovimin e lirive, dinjitetit dhe barazisë së të gjithë njerëzve”, raporton Reuters.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i lehtësoi rregullat në qershor, kur lejoi qytetarët amerikanë të zgjidhnin gjininë e tyre në seksionet e dhëna në pasaportat e tyre.

Më parë, personat që dëshironin të shënonin një gjini që nuk përputhej me të dhënat e regjistruara në regjistrat e lindjes duhej të dorëzonin një certifikatë mjekësore.

Të paktën njëmbëdhjetë vende të tjera në botë, duke përfshirë Kanadanë, Gjermaninë dhe Argjentinën, por edhe Indinë dhe Pakistanin, ofrojnë mundësinë e zgjedhjes së “X” ose “të tjera” në pasaportat e tyre.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura